Në fund të performancës së sotme në ‘X Factor’, Genti ka shpërthyer në lot.
Ai ka performuar “In my blood”, një këngë që tha se e ka dëgjuar që i vogël dhe se e ndjen gjithmonë. Kënga flet për probleme të shëndetit mendor, ankthin dhe vështirësitë e ndryshme që hasim gjatë jetës.
“Mendoj se çdo person që është talent, ka vështirësi. Këtë këngë e kam dëgjuar që e vogël dhe e ndjej gjithmonë që e këndoj“, tha ai.
Duke folur për ankthin, Genti tha: “Mendohem të jap një mesazh, nuk e di nëse jap ndihmë. Mesazhi im është se nëse është diçka që e ke pasion, bëje se do t’ia dalësh!”
Më pas ai shtoi se i dedikon çdo gjë të ëmës. “Kjo është për mamin, çdo gjë e bëj për të!”, tha Genti./tvklan.al