Gerti Bogdani: “Është fatkeqësi se si zoti Rama keqpërdor mediat e kontrolluara prej tij. Rasti më flagrant është ai i kanalit televiziv ku drejtori i edicionit të lajmeve është në konflikt të hapur interesi sepse gruaja e tij është punonjëse e zotit Rama, por ky është edhe më i zellshëm sepse është zhgënjyer se zonja Belinda do të bëhet deputete nga zoti Rama dhe ky zotëri duke imagjinuar veten si njeri me përgjegjësi të larta se do bëhet e ka shndërruar televizionin në tellallin e tij personal. Ndërkohë që mazhorancës i censuron një pjesë të mirë të veprimtarisë ai hap dhe mbyll lajmet me zotin Rama dhe lexon komentet e veta në ato raste kur zoti Rama nuk përbën dot lajm se ç’bëhej gjatë kohës së diktaturës në televizionet shtetërore. Shndërrimi i këtij televizioni kombëtar në një mjet mediatik të zotit Rama është dëshmi e primitivizmit të këtij të fundit ndaj fjalës së lirës dhe pavarësisë së mediave të lira. Shifrat e monitorimit të mediave dhe veçanërisht të këtij kanali tregojnë se zoti Rama është diktator i fjalës së lirë sepse ai censuron jo vetëm mazhorancën…”/tvklan.al