Një aktor është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në Kosovë në aksin rrugor Gjakovë – Goden. Sipas mediave kosovare, viktima është Art Kurti, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “O Sa Mirë”, ku njihej si “gjakovari”. Art Kurti ka punuar në të kaluarën edhe si kameraman i “Tribuna Media Grup”. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast.

/tvklan.al