Për herë të dytë pas 7 vitesh nga vdekja e tij, fansat e Mac Miller mund të dëgjojnë një album të ri.
Reperi ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë aksidentale në vitin 2018. Miqtë shprehen se ai vdiq në kulmin e tij ndërsa uria e fansave për këngët e reperit vazhdon të jetë e pranishme.
“Balloonerism” doli të premten dhe grumbulloi kritika pozitive pas albumit “Circles” që doli në vitin 2020, me punët e tij të papërfunduara. Bashkëpunëtorët janë shprehur se këngët që janë në album janë ideuar mbi 10 vite më parë dhe thuajse nuk janë ndryshuar.
Disa nga ata që kanë punuar me albumin e ri dhe ishin të pranishëm gjatë regjistrimeve, e përshkruajnë si diçka që të mbetet në mendje, e vërtetë dhe e palustruar.
“Kam shpresuar gjithnjë që të vinte kjo ditë”, shprehet tekniku i zërit Josh Berg që ishte i pranishëm në LA Studio ku Mac shkroi dhe regjistroi materialet përgjatë vitit 2013-2014. “Tani është disi e trishtë. Gjithçka përveç diçkaje është një mrekulli në këtë situatë. Më bën ta ndiej vërtetn humbjen e tij”.
Producenti Eric Dan thotë se periudha kur reperi shkroi albumin ishte “një rilindje krijimtarie për të. Ai ishte një makineri krijimtarie”.
Josh shprehet se asokohe kishin nisur shumë projekte, por “Ballonerism” ishte më pranë publikimit dhe Mac po shkonte drejt fazës vizuale.
Eric thotë se albumi është thuajse i paprekur pasi vendosën që të mos rregullonin gabimet apo të shtonin detaje.
“Pasi nis ta zbërthesh gjithçka dhe ta shpluhurosësh, e humbet magjinë. Është bukur të publikosh një album që s’është i zhveshur nga papërsosmëria, është autentik dhe real”, shton Josh.
Publikimi i “Balloonerism” përkon me ditëlindjen e 33-të të Mac që u shoqërua edhe me një film./tvklan.al