Richard Gere dhe bashkëshortja e tij janë zhvendosur në Spanjë dhe s’mund të ishin më entuziastë.
75-vjeçari është shprehur në një intervistë për Elle España se ndien një përmbushje pas shpërnguljes me Alejandra Silva, djalin e saj dhe dy fëmijët e tyre.
“E vërteta është që po na shihni në një moment kulmor. Jemi më të lumtur se kurrë. Alejandra sepse është në shtëpi dhe unë sepse nëse ajo është e lumtur, jam edhe unë”.
Aktori e njohu Silva në vitin 2014 në Itali pas divorcit me ish-gruan, Carey Lowell me të cilin ka një djalë 24 vjeç, Homer James dhe tha se ajo që i mban bashkë është interesi i përbashkët në kontributin mjedisor.
Çifti ka bashkëpunuar në projektin Sierra a Mar në Meksikë si dhe në të tjera, çka i ka bërë mjaft të njohur.
“Të gjithë ne mund ta pakësojmë këtë ndjesi egoje, të vetes. Dhe kur është e vërtetë, ndodh ndryshimi. Gruaja ime shkëlqen për mendjen e hapur dhe vërtetësinë e mirënjohjes. Duke u lidhur me këtë, sido që e bën, e konsideron shpirt apo besim, dashuri apo dhembshuri…është e pafundme”.
Në prill të 2024, Gere foli për planet e shpërnguljes në vendlindjen e bashkëshortes së tij që ajo të ishte më pranë të afërmve. Ai u tregua mirënjohës ndaj saj që jetoi për 6 vite në botën e tij ndaj i dukej e drejtë që tani të bëjë ai të njëjtën gjë./tvklan.al