Një person u gjet i vdekur pasditen e kësaj të hëne në fshatin Mujalli të Fierit. Burime paraprake nga policia atje bëjnë të ditur se viktima u gjet i mbytur dhe i dekompozuar në një kanal me ujë. Identiteti i tij nuk dihen ende. Aktualisht autoritetet po punojnë për të nxjerr trupin nga kanali.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.
Ndërkohë, gazetarja e Anila Sefa sjell pamje nga operacioni që po zhvillohet për nxjerrjen e viktimës nga kanali./tvklan.al