Lajme Arkiva 2003

 Emiljano Smëzezi 14-vjeçari i zhdukur prej 2 javësh u gjend mbrëmë në orët e vona të qytetit të Durrësit. Babai i tij i cili kishte depozituar denoncimin në komisariatin numër 3 të kryeqytetit për zhdukjen e të birit i ka përshkruar kështu çastet kur u njoftua se i biri ishte shëndosh e mirë.

Babai: Më mori në telefon inspektoi më tha hajde urgjentisht kur shkova në polici mora vesh se djali ishte gjetur.

Gazetarja: Meqenëse djali ndodhet akoma në Durrës mund të na e përshkruani ju se si i kishte kaluar ai këto 14 ditë dhe ku ka qenë?

Babai: Djali kishte ikur vetë, kështu mendova tha ai, doja të ikja jashtë shtetit për të punuar dhe për të ndihmuar babain ose familjen. Pa lekë ishte. Këto ditë kishte qëndruar nëpër stacione autobusësh apo në port duke fjetur nëpër vagona. E pash tha që ishte e parealizueshme po pata frikë të kthehem, kur mora vesh që familja po më kërkonte, atëherë pranova të kthehesha.

Pas kësaj aventure Emiljano do ti rikthehet aventurës normale thotë babai i i tij i lehtësuar tani që ka gjetur të birin.

Babai: Tani është i vendosur dhe është bërë pishman për atë  që ka bërë, tani do vazhdojë shkollën./tvklan.al