Një qen zbuloi një gjarpër 1.5 metra të gjatë në një park dhe dha alarmin. Gjarpri i llojit boa u gjet në një shkurre në Stockgrove County Park, në Beds të Anglisë.

Pasi njoftoi autoritetet përkatëse, i zoti i qenit e vendosi gjarprin në një kosh në mënyrë që të mos largohej. E ndonëse për kalimtarët prezenca e zvarranikut mund të ketë qenë tmerruese, autoritetet u shprehen se kur e kishin gjetur, ishin trembur se mund të kishte ngordhur.

“Ky gjarpër i gjorë kishte shumë ftohtë dhe nuk isha e sigurt nëse ishte ende gjallë. Por kur e preka për ta kontrolluar ai nxori gjuhën”

, tha oficerja Kate Wright.

Ajo u shpreh gjithashtu se zvarraniku ishte në gjendje të mirë shëndetësore, përveç temperaturës së ulët trupore.

Gjarpërinjtë janë krijesa me gjak të ftohtë, që do të thotë se ata nuk mund të prodhojnë vetë nxehtësi trupore, por janë në mëshirë të ambientit.

Ekspertja mbi kafshët tha më tej se boa e gjetur me gjasë ishte kafshë shtëpiake e dikujt që e kishte braktisur. Nuk dihet se kohë kishte zvarraniku në këtë park.

Ky lloj boa është një prej gjarpërinjve më të mëdhenj në botë.

/tvklan.al