Një send shpërthyes është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës, bëhet fjalë për një granatë, e cila u konstatua e hedhur nëpër shkurre.
Në vendngjarje shkuan uniformat blu të cilat bënë të mundur rrethimin e zonës, ndërsa forcat xheniere larguan pa rrezik granatën.
Policia bëri me dije se granata e dorës ishte e vjetër dhe e ç’aktivizuar. /tvklan.al