Gjendet verë në gjendje të lëngshme pas 2000 vitesh. Zbulimi arkeologjik në Carmona të Spanjës, në sepolturën e një romaku të lashtë. Janë kryer të gjitha analizat laboratorike dhe vera me ngjyrën në të kuqe i përket shekullit I e.s, përmban 7 polifenole të veçanta që gjenden edhe në verat moderne të Andaluzisë.
Mendohet se ka qenë verë e bardhë, si pasojë e mungesës së një substance, por me kalimin e shekujve ka marrë ngjyrim në bazë të kushteve. Ndërkohë që është e vështirë të përcaktohet qartë origjina gjeografike.
Kjo verë në gjendje të lëngshme ende, shënon një rekord te ri botëror si vera më antike, primat të cilin më parë e mbante një shishe verë e gjetur në Gjermani në vititn 1867, e që datonte në shek IV e.s.
Në afërsi të saj, është gjetur edhe një tjetër e tillë që i përkiste një gruaje, dhe në brendësi arkeologët kanë gjetur bizhuteri të çmuara, një shishe me parfum dhe disa pëlhura që duhet të ishin prej mëndafshi, duke nënvizuar edhe rëndësinë e familjes që i përkiste.
Klan News