Pas 12 javësh konkurrimi të fortë, Gjeniu i Vogël tashmë ka 16 gjysmëfinalistët e tij që do të vazhdojnë garën më tej.
Nata dymbëdhjetë e spektaklit ishte vendimtare për të gjithë konkurrentët, të cilët ndryshe nga javët e tjera kishin tashmë të vetmen mundësi për t’u kualifikuar për në natën gjysmëfinale.
16-çja gjysmëfinaliste që arriti të grumbullonte nga 224 pikë deri në 235 pikë, konkurruesja kryesuese, që prej vlerësimit të parë nga juria e deri në këtë moment, do të ketë sfidën e fortë të radhës të shtunën e ardhshme.
Por sërish, konkurrentët e Gjeniut, edhe ata që mbetën jashtë zonës së nxehtë të garës, janë të barabartë përballë njëri-tjetrit, për të marrë çmimin e publikut, që do të vazhdojë të votojë të preferuarin e vet në numrin përkatës deri në fund të garës.
Sigurisht, sfidën e konkurrentëve të Gjeniut e përjetuan edhe anëtarët e jurisë, të cilët kishin një rol vendimtar në këtë javë të 12-të dhe mbajtën peshën e përzgjedhjes së gjysmëfinalistëve.
Nata e dymbëdhjetë ishte si një parafinale e vogël, pasi konkurruan të 30 fëmijët e Gjeniut, të cilët interpretuan më së shumti në duete, duke i dhënë jetë spektaklit dhe sfidës mes tyre.
Si gjithmonë, numrat e baletit të grupit Spekter i dhanë një tjetër ngjyrë atmosferës së spektaklit me fabulën e përzgjedhur.
Në një duet me Laura Gjipin, do të ngjitej në skenën e Teatrit të Gjeniut të Vogël këngëtarja Anjeza Shahini.
Parandjenja riktheu në skenën e Gjeniut, pas edicionit të shkuar si anëtare e jurisë, këtë herë si personazh, këngëtaren Eranda Libohova.
Mbeten edhe dy javë nga mbyllja e spektaklit Gjeniu i Vogël. Java e 13-të, që është edhe gjysmëfinalja, do të evidentoje për të gjithë emrat e finalisteve, për t’i njohur më pas me Gjeniun e tretë të spektaklit./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani