Në Gelsenkirchen, shenjat e një rënieje janë të dukshme kudo. Qyteti luajti një rol të madh në ekonominë e pasluftës së Gjermanisë dhe çdo gjë filloj të zhdukej pak nga pak me dobësimin e industrisë së qymyrit. Popullsia e saj ra nga 390,000 në atë kohë në vetëm 260,000 tani, ndërsa ekonomia pësoi rënie drastike. Lars Baumguertel dëshiron që politikanët gjermanë të investojnë. 58-vjeçari drejton një kompani e cila është e fundit që ekziston në Gelsenkirchen, në Luginën e industrializuar të Ruhr.
Por kompania e tij, si shumë të tjera po vuan nga kostot e larta të energjisë pasi lufta në Ukrainë ndaloi furnizimet me gaz të lirë rus. Ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr për të dytin vit radhazi në 2024. Gelsenkirchen ka qenë ndër qytetet e saj më të goditura ka shkallën më të lartë të papunësisë në Gjermani, por së fundmi ka një rritje dramatike të popullaritetit të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Politikanët mund ta mbështesin industrinë. Një mënyrë do të ishte në zonat ku ka burokraci. Ne duhet të diskutojmë transformimin e mëtejshëm të sistemit tonë energjetik duke respektuar nevojat e ndryshme të kompanive dhe kërkesat e tyre për energji. Këtu shteti duhet të vendosë në plan të parë infrastrukturën përkatëse.”
Gjermania është zotuar të bëhet neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2045.Përpara zgjedhjeve të përgjithshme të dielën, një debat kombëtar është ndezur rreth mënyrës se si të ringjallet ekonomia e Gjermanisë . “Reuters” ka intervistuar banorë të Gelsenkirchen, politikanë dhe ekonomistë të lartë, të cilët thanë se një qeveri e re duhet të marrë në konsideratë ndryshimin thelbësor në modelin e ashpër të Gjermanisë, të drejtuar nga eksporti, duke përfshirë frenimin e borxhit.
Friedrich Merz, konservatori i cili është favorit për kancelar, ende nuk dihet nëse do ta realizojë reformën. Shumë banorë nuk mendojnë se ekonomia po funksionon për ta dhe duan ndryshim. Klaus Herzmanatus, një minator u detyrua të dilte në pension para kohe në vitin 2000 në moshën 40-vjeçare. Ai është i shqetësuar për dobësimin që ka pasur zona industriale.

“Unë besoj se qeveria jonë e fundit ka marre vendime te gabuara, duke filluar nga politikat e industrisë dhe energjisë dhe shumë faktorë të tjerë. Ne duhet të arrijmë të krijojmë sërish vende pune dhe të adresojmë në mënyrë adekuate çështjet e politikës energjetike që njerëzit realisht mund t’i përballojnë. Edhe ky është një problem i madh. Energjia, ngrohja, sektori i automobilave nuk janë të përballueshme.”
Liderët e lartë të partisë i thanë “Reuters” se Merz kishte pranuar privatisht se ndryshimi është i pashmangshëm për shkak të nevojave të mëdha të investimeve të Gjermanisë në ekonomi dhe mbrojtje, me angazhimin amerikan në sigurinë evropiane që vendet duhet të shpenzojnë 5% të PBB. Sipas të dhënave zyrtare, Gelsenkirchen tani ka një nga nivelet më të ulëta të të ardhurave për frymë në Gjermani dhe shkallën më të lartë të varfërisë së fëmijëve.
“Jemi në vendin e fundit. Është njësoj si në një restorant: gjëja më e mirë që vjen e fundit është ëmbëlsira”.
“Gjatë fazave më të këqija të deindustrializimit, shkalla jonë e papunësisë ishte shumë më e lartë se 25% dhe tani është nën 13%. Kjo tregon qasjen ambicioze. Imagjinoni, nëse gjysma e njerëzve në një qytet paguajnë më pak taksa, ka shumë më pak para në dispozicion dhe prandaj besoj se ia dolëm mjaft mirë. Megjithatë, jo të gjitha sfidat janë përmbushur”.
Dikur një bastion i Partisë Social Demokratike (SPD), Lugina e Ruhrit ka parë një rritje nga AfD e ekstremit të djathtë, e cila tani është partia e dytë më popullore në shkallë kombëtare pas CDU-së, sipas sondazheve. Në Gelsenkirchen, partia mblodhi 22% të votave në zgjedhjet evropiane të qershorit, rezultati i saj më i fortë në Gjermani.
Adresimi i sfidave të Gjermanisë – duke filluar nga nevojat e saj për energji dhe detyrimet klimatike deri te përmirësimet e vonuara në strehim, transport dhe trajnim – do të kushtonte 600 miliardë euro vetëm në dekadën e ardhshme. Ndërkaq, një sondazh i ri i YouGov ka treguar se mbështetja për bllokun konservator CDU/CSU ka rënë, por Friedrich Merz i CDU-së është ende favorit për t’u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) është në vend të dytë, e ndjekur nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) , të udhëhequr nga kancelari aktual Olaf Scholz.
Klan News