Ministria gjermane e Mbrojtjes do të krijojë një komandë për Hapësirën Kibernetike dhe e Informacionin.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka njoftuar për një ristrukturim të ushtrisë, i cili përfshin edhe një komandë të re qendrore dhe një degë të dedikuar për hapësirën kibernetike.
Hapësira Kibernetike dhe e Informacionit (CIR) merret me luftën elektronike dhe operacionet kibernetike, zbulimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës elektronike.
Ristrukturimi do ta çojë përpara riorganizimin e Bundeswehr-it, i cili ka nisur në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Askujt nuk duhet t’i shkojë në mendje të na sulmojë ne si pjesë e territorit të NATO-s. Ne duhet ta justifikojmë këtë besim dhe të vërtetë,” tha Pistorius në një konferencë shtypi në Berlin.
Ministri tha se Bundeswehr-it do t’i nevojiten 6.5 miliardë euro shtesë për buxhetin e vitit 2025.
Kabineti i kancelarit, Olaf Scholz, po kërkon fonde për të përmbushur një objektiv të lënë shumë kohë pas dore, që në vitet e ardhshme 2% e shpenzimeve të përgjithshme të jenë për NATO-n./DW