Bayern Munich triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Stuttgart, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Bundesligë.
Pas pjesës së parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në të dytën bavarezët u shfaqën të papërmbajtshëm.
Shkëlqeu sulmuesi Harry Kane, që shënoi tre gola, në minutat 57, 60 dhe 80, ndërsa Coman vulosi takimin në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Bayern Munich rikthehet në krye të renditjes me 17 pikë, po aq sa edhe Leipzig i vendit të dytë. /tvklan.al