Sllovenia dhe Gjermania kanë përgatitur një non-paper në të cilin do të përcaktohet se në procesin e para-anëtarësimit nuk do të ketë mundësi për veto dhe bllokadë për shkak të çështjeve dypaleshe me vendet fqinje.
“Është një nismë për të përshpejtuar procesin e para-anëtarësimit të shteteve ballkanike, në mënyrë që të mos ketë më veto për të bllokuar fqinjët për shkak të çështjeve dypalëshe dhe për të shfrytëzuar mundësinë e votimit me shumicë të cilësuar. Përvoja e Sllovenisë tregon se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen gjithmonë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe se kjo duhet duhet qe të ndodhë përpara se këto shtete të anëtarësohen në BE”, thotë ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.
Sllovenia, sipas Fajon, mbështet zgjerimin në Ballkanin Perëndimor sepse kemi të bëjmë me një moment gjeostrategjik.
“Të gjithë jemi të gatshëm që Evropa të zgjerohet, që të jetë më e fortë deri në fund të kësaj dekade. Sa herë që përmendet raporti i Komisionit Evropian, ne kemi nevojë për një shtet tërheqës për investime të huaja, pra shtet i së drejtës, një gjyqësor i pavarur, media e pavarur, administratë publike efikase, lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”.
E pyetur se sa mund të ndikojnë ngjarjet në Francë, forcimi i së djathtës në ndryshimin e klimës në Bruksel për zgjerimin, Fajon u shpreh: “Nëse jemi të sinqertë, duhet të bëhen reforma për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Duhet që të jemi shumë të vetëdijshëm se na duhet një Evropë e bashkuar, e fortë dhe e zgjeruar. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithmonë pjesë e Evropës në të kaluarën dhe do të jenë gjithmonë pjesë e saj. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë mbështetje për të gjithë në procesin e reformës. Sa më shpejt një shtet të plotësojë kushtet, aq më shpejt do të hyje në BE pasi mbyllja e negociatave nuk është një proces teknik, por më tepër politik”.
Fajon beson se hapja e Qendrës për Kapacitetet Kibernetike të Ballkanit Perëndimor është historike për rajonin sepse ende ka shumë pak ndërgjegjësim për rrezikun e sulmeve kibernetike.
Klan News