Jeta e vështirë e ka bërë Elsën më të ndjeshme ndaj problemeve të të tjerëve. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo na njohu me historinë e saj, humbjen e vëllait në moshë të re që solli verbërinë e së ëmës. Vetëm një muaj pas shpërnguljes nga Dibra në Durrës humbi bashkëshortin nga një sëmundje e papritur brenda 6 ditësh duke mbetur në vështirësi të shumta ekonomike. Në vitin 2018 humbi edhe babain nga një aksident.
Të gjitha këto ngjarje i kanë dhënë Elsës një mision të ri në jetë, të ndihmojë gratë në situatat në dukje të pashpresa. Ajo është pjesë e një shoqate ku punon vullnetarisht, por kjo ndihmë s’do të ishte e mundur pa kontributin e shumë njerëzve të tjerë. Kjo është arsyeja që Elsa ka ardhur në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të falenderojë një stomatologe të quajtur Jurida, e cila është një njeri shumë i veçantë.
Elsa: Zonja që në fillimet e para, që në vitin 2021 që ne e kemi themeluar shoqatën, zonja ofron ndihma të ndryshme. Ata që unë i drejtohem, kurrë nuk më ka thënë jo.
Ardit Gjebrea: Çfarë ka bërë konkretisht?
Elsa: Konkretisht, zonja na ka ndihmuar vazhdimisht me pako ushqimore, është besimtare, ka shtruar edhe iftarë, disa ndihma të ndryshme. Rasti konkret, janë dy rpidnër invalidë dhe kanë djalin 11 vjeç që vuan nga skolioza. I nevojiteshin djalit disa terapi.
Ardit Gjebrea: Fizioterapi.
Elsa: Te fizioterapisti. Normalisht ndiheshim shumë për ta ndihmuar se është misioni ynë dhe nisma që kemi për të ndihmuar të tjerët. Iu drejtuam Juridës. Juridës brenda ditës në një kohë shumë të shpejtë ktheu përgjigje që “i marr përsipër unë”. Nuk dinte sesa seanca do bëheshin, 1, 10 apo 20. Djali ka nevojë për 36 seanca dhe këto 36 seanca do ia mundësojë Jurida./tvklan.al