Skënder Gjinushi, kundërshtarë me votë në ndryshimeve në Kushtetutë, vlerëson referendumin popullorë një rrugë ligjore për të vendosur për çështjet të rëndësishme, por duket se Gjinushi kushtëzon firmën pro në këtë iniciativë të drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim me ato nene të ndryshuara të kushtetutës, të cilat do të duhet të kundërshtohen. Për PSD zgjedhja e presidentit do të duhet të merrte vulën përfundimtare nga populli.
Skënder Gjinushi: “Në rastin Kushtetutë të bërë nga populli është normal që ndryshimet thelbësore t’i miratojë përsëri populli apo t’i rrëzojë. Në këtë kuptim PSD-ja nuk mund të jetë kundër dmth një referendumi për amendamentet thelbësore. Në amendament thelbësor është ai për presidentin e republikës, i cili është i domosdoshëm. Ndërsa përsa i takon nocioneve përsëri për nga pesha politike ka një rëndësi se ndahen 2 mentalitete qeverisëse, një qeveri në panik nga një opozitë që kushtetutën nuk e sheh sipas konjokturës, për çështjet e tjera vlerësoj që s’është nevoja”.
Gjinushi nuk qartësojë nëse do të firmosë iniciativën e LSI dhe nëse do të përfshihet në proces negociatash me këtë forcë politike për çështjen e referendumit popullorë./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi