Lajme Arkiva 2003

Në Gjykatën e Gjirokastrës  është shtyrë sërish një seancë që ka tërhequr vëmendjen në qytet. Dënimi i 4 të pandehurve të akuzuar për pengmarrje të biznesmenit Ksenofon Mema.

Shtyrja erdhi për mungesë të avokatit mbrojtës të njërit prej të pandehurve ndërsa pritet shpallja e vendimit për dënimin e tyre nga gjykata edhe javën e shkuar procesi u shty për të njëjtën arsye, pasi mungonte një tjetër avokat mbrojtës i të pandehurve.

Në seancat e mëparshme prokurori i çështjes Adnan Xholi ka dhënë pretencën dukë kërkuar 45 vjet burg për katër të akuzuarit njëri prej të cilëve gjykohet në mungesë që nga seanca e parë gjyqësore ka kaluar një vit e gjysmë me shtyrje të vazhdueshme duke penguar dhënien e vendimit.

Katër të akuzuarit rrëmbyen biznesmenin Ksenofon Mema në pranverë të vitit 1997 dhe e mbajtën peng atë për një muaj në qytetin e Përmetit. Atë i liruan vetëm pasi u paguan nga familja e biznesmenit me shumën marramendëse prej 25 milionë dharmishë./tvklan.al