Lajme Arkiva 2003
Gjykata e Tiranës ka liruar dy të rinjtë të cilët u arrestuan sipas tyre në flagrancë ndërsa grabisnin në kishën katolike pranë rrugës së “Kavajës” 18-vjeçari Xh.A. dhe një 16-vjeçar janë banues në Tiranë me arsim 8-vjeçar.
Burimet e policisë thanë se të rinjtë u kapën në flagrancë rreth orës 22:00ndërsa kishin hyrë në kishën katolike dhe po grabisnin një pajisje të saj, policia kriminale tha se të arrestuarit do të merrnin impiantin që ndodhej brenda në kishë. Gjë që mësohet ta kenë pranuar edhe vetë të pandehurit.
Gjatë seancës për mashne sigurisë në gjykatën e rrethit, prokurori i çështjes kërkoi masën burg pa afat për 18 vjeçarin dhe detyrim paraqitje për 16 vjeçarin, por gjykata ka vendosur të lërë të njëjtën masë sigurie për të dy të akuzuarit atë me detyrim paraqitje. Pas seancat të pandehurit janë lënë të lirë./tvklan.al