Ilir Beqaj, ish-drejtor i agjencisë SASPAC, do të vijoj të qëndrojë në qeli pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi këtë të premte një kërkesë të tij për të zbutur masën e sigurisë. Masat “Arrest në burg” mbetën në fuqi edhe për Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollajn.
Gjatë seancës, prokurorja e posaçme Elida Kaçkini bëri të ditur gjykatën dhe avokatët mbi ecurinë e hetimeve të deritanishme për dosjen e abuzimeve me fondet e SASPAC që koordinonte në vendin tonë fonde të BE.
Tv Klan