Dëshmitarët e thirrur nga prokuroria në procesin e bandës së Lushnjes nuk i kanë qëndruar shumë besnik deklarimeve të dhëna më parë në favor të akuzës dhe pse prokurorët anë kërkuar të provojnë përmes dëshmive autrësinë e disa prej të pandehurve në vrasjen e Xhevat Demirit, në gush të viti ’97 në qytetin e Lushnjes, ata nuk kanë mundur të faktojnë këtë gjë nga ana e dëshmitarëve.

Prokurorët janë akuzuar drejtpërdrejt për këtë krim Aldo Barin, Enver Dondollakun dhe Afrim Hoxhën, por një prej dëshmitarëve okular Benet Gjyla i cili është ndodhur në të njejtën makinë me viktimën nuk ka dhënë asnjë prej emrave të vënë nën akuzë.

Kam qenë në gjumë dhe jam zgjuar vetëm nga të qarat e bashkëshortes së viktimës është shprehur Gjyla në sallën e gjyqit. Dëshmitari i dytë Alfred Gjyla, ka refuzuar të përmendë emra konkret. Ai deklaroi se i ndjeri Xhevat Demiri kishte gjetur vdekjen pasi kishte marrë një plumb në pjesën e qafës. Dëshmitari Alfred Gjyla, deklaroi se 2 javë përpara vrasjes së Xhevat Demirit ky i fundit i kishte thënë se ai i kishte marrë fugonin me forcë para bashkisë së Lushnjes Artur Dajës, një prej eksponentëve me emër të kësaj bande, koka e të cilit u pre në mes të qytetit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani