Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri dhe bashkëshorti i saj Henrik Zotaj janë përballur dhe me pyetjet kurioze të djalit të tyre Kevin në studio. Kevin vuri në siklet të atin duke e pyetur atë nëse ka pasur ndonjë shoqe tjetër para se të njihte të ëmën.
Kevin: A ke pasur ndonjë shoqe tjetër para se të njihje mamin?
Oriola Pampuri: Po pse mo i bëhen këto pyetje babit para syve të mamit?
Kevin: Po.
Henrik Zotaj: Në kohën time dhe të xhaxhi Ardititi…
Ardit Gjebrea: Po mua pse më përfshin?
Oriola Pampuri: Jo mos e përfshi xhaxhi Arditin sepse ai i është përgjigjur asaj pyetje.
Ardit Gjebrea: Po fiton kohë babi.
Henrik Zotaj: Në kohën time, këtyre që i thua ke pasur ndonjë të dashur më përpara…
Oriola Pampuri: Shoqe tha, të lutem…
Henrik Zotaj: Sigurisht që kam pasur shoqe të ngushta, por pasi kam njohur mamin, shoqe e ngushte, e dashur, bashkëshorte, mike, gjithçka për mua ka qenë mami dhe unë do isha shumë i lumtur nëse t’i dhe Endi të gjenit një shoqe të ngushtë kështu siç kam gjetur unë mamin, kaq të mirë dhe të sjellshme. /tvklan.al