Përzgjidhen dy fituesit e garës ndërkombëtare për ndërtimin e projekteve të para të korporatës së investimeve.
Juria ndërkombëtare shpalli studion franceze Coldefy dhe atë italiane Andrea Caputo, si projektet fituese që do të ndërtojnë godinat e reja për zyrat qeveritare.
Në këtë garë morën pjesë 10 kompani të huaja.
Pas prezantimit të projekteve nga 10 studiot pjesëmarrëse në konkurs, juria pasdite shpalli edhe fituesin në garën për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve.
Kadastra dhe institucione të tjera të administratës publike, do të jenë dy projektet e para qe do t’i shtohen kolanës së arkitekturës bashkëkohore të kryeqytetit.
Tv Klan