Një punonjës i policisë bashkiake është goditur me thikë nga një 54-vjeçar, ditën e djeshme në oborrin e Policisë Bashkiake. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës”, te ish-Uzina Mekanike.
Burime për Tv Klan nga policia bëjnë me dije se është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Bujar Shehu, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “
Kundërshtim të punonjësit që kryen detyrë shtetërore”.
Efektivi i policisë bashkiake është shtruar në spital ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al