Televizioni Klan ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të dy shpërndarësve të heroinës në Tiranë, Altin Dajçi taksist si dhe Rades Muça, posedues i heroinës.
Ata po udhëtonin me këtë taksi nga rruga e Dibrës drejt qendrës së kryeqytetit, kur njesitë e antridrogës dhe “Shqiponjat”, iu bllokuan rrugën. Gjatë kontrollit të automjetit së me të cilin ata udhëtonin, policia iu gjeti dhe iu sekuestroi 6 doza heroinë e ndarë në disa doza e gatshme për shitje.
Po ashtu të dy personat kishin me vete edhe 2 thika. Pesë celularë të markave të ndryshme që përdornin për komunikim dhe një sasi lekësh iu bllokuan dy personave. Të dy personat tashmë do të përballen me akuzat e shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike si dhe të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në bashkëpunim. Tv Klan