Lajme Arkiva 2003

Antimafia italiane pretendon të ketë goditur një ndër grupet më të fuqishme të trafikut të drogës me anëtarë shqiptarë dhe italian, ku bënin pjesë edhe anëtarë të bandës mafioze napolitane Camorra.

Droga që transportohej nga Shqipëria kanë thënë autoritetet zyrtare italiane vinte e fshehur në kamione në Puglia dhe më pas nëpërmjet kësaj organizate të drejtuar nga italiani E.Z., shpërndahej në veri të Italisë dhe në Gjermani.

 Gjatë hetimeve janë bllokuar gjithsej disa qindra kilogram droge të tipit heroinë dhe armë, përfundimisht janë shpallur edhe 27 urdhër arreste të Prokurorisë së Barit.

Kjo e fundit pretendon se një rol të rëndësishëm ka pasur një klan mafioz i njohur edhe në Shqipëri dhe që në disa qytete të Italisë ka pastruar para. Kështu është bllokuar në Rimini një pub në emër të shtetasit shqiptar Ç.K..

Dy apartamente në emër të E.Gj. dhe tre makina luksoze. Burimet thanë se 9 nga të arrestuarit ishin dënuar më parë për vepra të rënda penale.

Një nga organizatorët kryesor të njëjtës bandë është një 37 vjeçar i lindur në Durrës dhe banues në gjermani, ndërsa në kërkim janë A.V, A.D., K.P., I.S., A.K., A.K. dhe G.S.

Ndër provat e sekuestruara nga autoritetet e anti mafias së Barit është një regjistër i gruas së shqiptarit A.D., ku mbahej kontabiliteti i këtij klani të cilësuar mjaft të rrezikshëm./tvklan.al