Të dielën votuesit në ekonominë më të dobët të Eurozonës, Greqinë fqinje, do të kenë mundësinë të vendosin se cila parti është më e aftë për ti nxjerrë nga kriza.
Beteja mes dy forcave politike që ofrojnë kurën ndaj krizës është ashpërsuar.
Socialistët që janë më të favorizuar për të ardhur në pushtet mbrojnë idenë e taksave të larta për të pasurit për të ndihmuar të varfrit.
Ata parashikojnë injektimin e 3 miliardë eurove një paketë që mund të ndihmojë rritjen ekonomike.
Në ndryshim nga kjo qeveria konservatore e zotit Karamanlis paralajmëron kujdes duke argumentuar se një ngrirje e shpenzimeve, pagave dhe vendeve të punës është zgjidhja e duhur.
Të enjten kreu i Partisë Socialiste, Jorgo Papandreu, iu drejtuar grekëve në tubimin e fundit parazgjedhor të mbajtur në Athinë, duke premtuar se do ti çojë grekët drejt një jete dhe vendi më të mirë.
Sondazhet tregojnë se Pasok është 6 pikë para Demokracisë së Re. Megjithatë analistet parashikojnë se socialistët nuk mund të fitojnë shumicën absolute në parlament çka do të çonte në përsëritjen e zgjedhjeve një muaj më pas e si rrjedhojë futjen e vendin fqinj në një pasiguri të thellë politike dhe ekonomike.
Edhe vete qytetarët janë skeptike se një qeveri socialiste do të mund t’i nxirrte nga kriza./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle