E paralajmëruar se do të mbahej seanca plenare e paradites ka nisur me dy ore vonese pavarësisht protestave të simpatizantëve të LSI-së në mbështetje të 10 deputetëve grevistë që ndodhen prej 4 ditësh në ambientet e brendshme të sallës së kuvendit.
Këta të fundit qëndrojnë të ulur përpara podiumit ku qëndrojnë ministrat e kabinetit qeveritar me pankartën “vota është e shenjtë” janë mbështetur nga disa prej deputeteve, të cilët i kërkuan kuvendit të reflektojë në gjetjen e një konsensusi për kodin zgjedhor.
Më pas seanca plenare vijoi normalisht ku më shumicën e votave kuvendi miratoi disa projektligje mes të cilave atë për përcaktimin e poligoneve për asgjësimin e municioneve si dhe projektligjin për avokaturën e shtetit.
Në mbyllje të seancës plenare deputetët grevistë u shprehën se do të qëndrojnë të ngujuar në ambientet e kuvendit deri sa dy partitë e mëdha të tërhiqen nga vendimi për të administruar votën e lire të qytetarëve./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro
Operator: Enver Shehu