Sipas një thënieje të njohur, pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Shumë gra që kanë kaluar një periudhë të gjatë nën hijen e burrave të tyre dëshmojnë vërtetësinë e kësaj proverbe.
Ne kemi zgjedhur 7 prej tyre, me histori mbresëlënëse!
Klementina Churchill
Winston Churchill e konsideronte gruan e tij si miken dhe aleaten më të përkushtuar. Ajo ishte një grua e matur dhe me karakter të fortë. Në 57 vite martesë thuhet se ata asnjëherë nuk patën momente krize, përkundrazi dashuria sa vinte e forcohej mes çiftit.
Masina Giulietta
Aktorja Giulietta Masina dhe regjisori Federico Fellini ishin të martuar për 51 vjet e një ditë. Pavarësisht nga karakteristikat e tyre të ndryshme, dashuria ishte e madhe. Ai e merrte gjithnjë me vete kur kishte xhirime, derisa Giuliette u kthye dhe vetë në një regjisore të shkëlqyer.
Gala
Gala ose ndryshe Elena Dyakonova në kohën kur u takua me Salvador Dali, ky i fundit kishte aq shumë probleme saqë e konsideronte veten në “prag të çmendurisë”. Gala ishte gruaja e tij e parë, ajo shërbeu si menaxhere, sekretare, nënë, modele dhe inspirim i tij. Ajo u kujdes për të, planifikoi ekspozitat, gjeti blerësit, ajo i bëri të gjitha. Ajo i dha Salvador Dalit besimin që i duhej. Dali thoshte shpesh se përmes saj kishte arritur njohjen e vërtetë artistike.
Hillary Clinton
Prioritetet e saj ishin një profesion i suksesshëm dhe një familje. Hillary Clinton e filloi karrierën e saj politike kur ishte e re, kohë kur takoi dhe ish-Presidentin Bill. Ajo është e njohur për njohuritë e saj të jashtëzakonshme dhe cilësohet si “grua e hekurt”.
Barcza Pardo Mercedes
Në moshën 13-vjeçare, Gabriel Garcia Marquez u takua me bashkëshorten e tij të ardhshme në pistën e vallëzimit dhe i propozoi menjëherë martesë. Ajo duhej të përfundonte shkollimin e saj përpara se të jepte një përgjigjie. U deshën 13 vjet që ata të mund të martoheshin. Ndërsa Gaby po shkruante “Njëqind vjet vetmi”, Mercedes ishte pranë tij. Vepra përfundoi 18 muaj më vonë, por edhe atëherë autorit i mungonin fondet për ta dërguar te një redaktor. Më pas Mercedes shiti mikserin dhe tharësen e flokëve, dy artikujt e fundit që zotëronte. Libri i burrit të saj i dha shpejt fitime të mëdha, vlerësim ndërkombëtar dhe çmimin Nobel.
Yoko Ono
Shumë fansa të “Beatles” shpesh e konsideronin atë përgjegjëse për shpërbërjen e grupit, por problemet ekzistonin shumë kohë përpara se të takoheshin Yoko Ono dhe John Lennon. Yoko e prezantoi muzikantin me një “botë të re” që përfshinte piktura avangarde, letërsi dhe koncerte. Ajo bëri të mundur albumin solo të Lennon dhe titulli i albumit, “Imagine”. John nuk u lodh kurrë duke thënë se Yoko dhe ai ishin një shpirt i vetëm.
/tvklan.al