Një 59-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 2 Nëntor, është gjetur e pajetë këtë të hënë nga autoritetet në Fier. Burime zyrtare thonë se trupi i pajetë i 59-vjeçares M.N u gjet rreth orës 11:30 në fshatin Ferras, anës lumit Vjosë.

Gruaja ishte larguar nga banesa të premten. Autoritetet thonë se paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

/tvklan.al