Ekspertët gjermanë konstatojnë mbi 150 mutacione të koronavirusit

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, globi është përballë një prove morale me shpërndarjen e vaksinave anti-COVID.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai paralajmëroi se solidariteti për pandeminë është duke dështuar.

“Vaksinat po mbërrijnë më shpejt vetëm në disa vende, ndërsa shtetet e varfëra ende nuk kanë nisur vaksinimin. Nëse virusi lejohet të hapet si zjarr në pjesën jugore të globit, ai do të krijojë mutacione të pashmangshme, do të bëhet më vdekjeprurës dhe përfundimisht, më rezistent ndaj vaksinave”.

Guterres bëri thirrje për më shumë fonde për nismën COVAX, që synon ndarje të barabartë të vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfëra.

Sakaq, ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpan tha se ekspertët kanë arritur të faktojnë prezencën e rreth 150 mutacioneve të COVID-19, teksa në Gjermani pavarësisht masave kufizuese vijon përhapjen varianti britanik i koronavirusit.

Shifrat globale të infektimeve vazhduan edhe këtë 24-orësh të ruajnë tendencën rënëse, por problematik mbetet numri i viktimave ditore.

Tv Klan