Lajme Arkiva 2004

Shkurti ka shënuar shtrenjtim të jetesës. Inflacioni ka dal nga kontrolli duke arritur vlerën 4.4% për muajin shkurt, duke u rritur me afro 4% në krahasim me Janarin. Guvernatori i bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani gjatë komisionit parlamentar të ekonomisë konsideron si shqetësuese këtë rritje të inflacionit.

Shkëlqim Cani: “Kanë ndërruar disa shifra si rezultat i ndryshimeve të fundit të çmimeve qoftë të bukës, Qoftë të aboneve, qoftë edhe të energjisë kanë dhënë efektet gjatë muajit Shkurt, ndërsa gjatë muajit janar, norma vjetore e inflacionit ishte 3.3%, nga të  dhënat operative në muajin Shkurt ato kanë shkuar 4.4% dhe që nga Tetori i vitit 2002, është e para herë që ne dalim mbi kufirin 2-4 %. Ajo që ndodhi në muajin  shkurt me një inflacion gjithnjë operativ vetëm për muajin shkurt prej 1.9% ka dalë shumë jashtë parashikimit të Bankës së Shqipërisë, por Banka e Shqipërisë nuk reagon në normat e interesit me këtë lloj inflacioni. Rritja e inflacionit pritej pas rritjes së çmimeve për mallrat kryesore të energjisë së konsumit, si buka, energjia elektrike,  telefonia fikse dhe tarifat e aboneve për transportin urban. Inflacioni aktual kapërcen objektivin qeveritar maksimal prej  4%”./tvklan.al