I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ka qenë konkurrenti që u eliminua nga “X Factor Albania” javën e kaluar, Aldo. Ky i fundit na habiti me një fakt tepër interesant.

Aldo jo vetëm që e kishte menduar veten në finale, por kishte blerë edhe 8 kostume për të 8-a javët e “X Factor Albania”.

Aldo: Absolutisht që po! Unë mendoj se çdo njeri që nuk e mendon veten fitues, meriton të humbasë në jetë. Unë kur u ktheva në Shqipëri, në Shqipëri unë pata blerë 8 kostume sepse thosha: “E di si është kjo punë, 8 javë e kam kështu… 8 javë s’ka shans”. Ja që pati shans.

Ai gjithashtu tregon edhe se kë nga konkurrentët shikon në finale tani që nuk është më pjesë e kompeticionit.

Aldo: Duke pasur parasysh që janë 4 vetë në finale, unë shoh Alisin njëherë, nuk ka absolutisht  pikë sensi pa pasur Alisin në finale. Kleansa absolutisht! Pa Kleansën në finale kot. Kisha dashur të shikoja edhe një rock star në finale, pse jo. E di, sepse të tërë mund të këndojnë emocionalisht, por duhet një njeri që na e bën “hype” publikun. Niki, Genti, 3 çuna edhe një vajzë. /tvklan.al