Rastet e dhunës verbale dhe fizike mes nxënësve në shkolla, kanë një protokoll që duhet të ndjekin, ku parësore është njoftimi i prindërve. Psikologia dhe pedagogia Lediona Asabella sqaron për Klan News hapat që duhet të ndiqen.

Lediona Asabella, psikologe në shkollën “Besnik Skyrja”: Patjetër që duhet të kishim reaguar ndryshe në rastet e një konflikti fizik dhe verbal, as unë nuk e di se si ka qenë konflikti, por ne kemi si detyrë që së  bashku si shërbim psiko-social me drejtorin, me oficerin e sigurisë dhe me dyshat kujdestare të bëjmë  një takim për të parë deri ku është ky konflikt. Njoftohet prindi dhe bashkë me prindi dhe dyshat kujdestare bëhet njëherë një takim nëse rasti ka shkuar më tej deri në konflikt fizik patjetër që informohet  dhe patrulla e sigurisë që e informon oficeri i sigurisë sepse nuk kemi  më siguri.

Sipas saj të gjithë punonjësit e shërbimit psik-osocial në shkolla duhet të jenë të vëmendshëm  kur adoleshentët thonë se e zgjidhin konfliktin jashtë shkollës.

Lediona Asabella, psikologe në shkollën “Besnik Skyrja”: Kjo është gjëja më e keqe, kur ne e dëgjojmë këtë fjali menjëherë ndërhyjmë sepse ajo zgjidhja jashtë është zgjidhje prej adoleshenti, gjaknxehtësia.  Nëse ke  dhe një mjet me vete ti e përdor, nëse humbet gjykimin, humbet dhe momentin e analizës sepse janë dhe të vegjël. Prandaj dhe ne gjithmonë thërrasim prindin.

Psikologia thotë se nëse je i vëmendshëm dhe ka bashkëpunim rastet edhe mund të parandalohen.

Lediona Asabella, psikologe në shkollën “Besnik Skyrja”: Nuk është një rast, por janë disa raste  kur ne na ka ndodhur kjo situatë dhe kemi njoftuar, edhe pse nuk e kemi parë konfliktin shumë madhor.  Kemi thënë që të jemi të sigurt sepse nuk i dihet në gjaknxehtësi sepse  janë adoleshentë.  Mendoj që fëmija duhet  të jetë shumë  i afërt me prindin që t’i raportojë që sot unë u konfliktova. Syri dhe veshi i një mësuesi apo i një oficeri të sigurisë nuk tek  të gjithë nxënësit. Ne bëjmë parandalim sepse themi  ju lutem  raportoni, na ndihmoni që t’iu ndihmojmë.

Asaballa ngre si shqetësim se ka prindër që jetojnë në qytete të tjera dhe i nisin fëmijët në Tiranë për një arsim më të mirë vetëm nën kujdesin e motrave apo vëllezërve më të mëdhenj, ose janë në emigracion dhe ua lënë përgjegjësinë gjyshërve.

Lediona Asabella, psikologe në shkollën “Besnik Skyrja”: Ka plot raste kur i dërgojnë në kryeqytet dhe i lënë në kujdesin e një personi pak më të madh se ai, pra mund të jetë një fëmijë tjetër që sapo ka mbaruar gjimnazin dhe ka nisur universitetin, mund të jetë një i afërm tjetër, por siç është familja apo kujdesi familjar nuk është.

Një spikolog/punonjës social ka një raport 500-700 nxënës, gjatë protestës së tyre prindërit kërkuan uljen e këtij raporti në 200 nxënës. Ndërkohë që mbrëmjen e të Enjtes në shkollat e kryeqytetit janë zhvilluar takime me prindërit , drejtoritë e shkollave dhe stafet pedagogjike për ngjarjen e ndodhur në shkollën “Fan Noli” dhe marrjen e masave për parandalimin e këtyre fenomeneve. Ku është sugjeruar vendosja e detektorëve të metaleve në shkolla.

Klan News