Është çelur këtë të Mërkurë në Tiranë Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. I pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Kjo qendër sipas Ramës hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare.

“Hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, si edhe krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë, ministri Peleshi theksoi në fjalën e tij se do të nënshkruhen marrëveshjet e para të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, e në fokus janë planet për zgjerim

“Jam krenar që i bashkohem kësaj lëvizjeje, do të japim produktet e para që do jenë tejet frymëzuese.  Inovacioni dhe krijmtaria, mundësi për zhvillim.”

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, qendra e re është e pajisur me mjetet më të sofistikuara.

Kjo Qendër do të ketë si përgjegjësi zhvillimin e iniciativave dhe projekteve inovative me rëndësi strategjike për zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sipas projekteve të përbashkëta dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me persona fizikë e juridikë, publikë ose privatë, si dhe partnerë të ndryshëm për zhvillim, vendës dhe ndërkombëtarë të kësaj fushe.

/tvklan.al