Duka i Sussex tregon të vërtetën në lidhje me shkëputjen e lidhjeve nga Pallati Mbretëror gjatë fjalimit që mbajti në një mbrëmje bamirësie. Harry shprehet se një vendim i tillë nuk ka qenë aspak i thjeshtë, por që ky hap ishte zgjidhja e vetme.

“Dua të dëgjoni të vërtetën nga mua. Nuk po ju flas si Princi, as si Duka, por si Harry. Vendimi që unë dhe bashkëshortja ime morën nuk ishte aspak i thjeshtë. U deshën muaj të tëra diskutimesh e bisedimesh e po ashtu shumë vite plot sfida. Ndoshta nuk është një vendim i drejtë, por në këto kushte nuk kishte zgjidhje tjetër”, shprehet Harry pas humbjes së titullit “Lartmadhëri”.

Ai shton se nuk do të largohet nga Mbretëria e Bashkuar, shtëpia e tij dhe se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Gjithashtu, ai theksoi se te Meghan gjeti dashurinë dhe lumturinë që ka kërkuar gjithë jetën.

Klan Plus