Menjëherë pas transmetimit të dërgimit të ftesës së “Ka Një Mesazh Për Ty” për nënën e saj, Aida përlotet. Ajo na njohu me historinë e saj të emigrimit, të nënës së mbetur vetëm dhe të dëshirës së madhe që e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Nuk është vetëm largësia ajo që e motivon Aidën të lërë Francën për t’i ndenjur pranë nënës, por edhe sakrificat që ajo ka bërë për t’i rritur pa bashkëshortin në krah.

Aida: Heroina ime. Nuk tregova shumë aspekte por… ka dhënë gjakun e trupit për të na rritur.

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Aida: Në moshën 17 vjeçe fillova punë, aty ia grisa kartën, kishte një kartë që jepnin gjak. Është boll. Kisha dëshirë të vazhdoja shkollën. Ëndrra ime ishte të isha aktore, por e lashë gjimnazin dhe fillova punë. Ia grisa kartën, i thashë stop. Mamaja ime është ndarë me babin tim kur isha 10 vjeçe. Isha 10 vjeçe.  Motrën e madhe e kisha 15, të voglën 5. Pa… domethënë që të them me veten time unë jam tani, por sikur më lindi vetë, vetë vinte natyrisht, gjëmoja prapa motrën e madhe mos ta ngacmonin çunat, motrën e vogël, mora vendin e babait dhe prandaj u detyrova pastaj të ndaloj shkollën, gjimnazin, thashë të filloj punë./tvklan.al