Kryeministri Edi Rama i njeh si meritë vetëm Partisë Socialiste faktin që niveli i korrupsionit në Shqipëri ka rënie. Gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama sqaroi se ku qëndron përgjegjësia e tij politike në lidhje me hetimet që SPAK ka nisur për ish-ministra të Partisë Socialiste.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK-u.
Blendi Fevziu: A është ky një sistem korruptiv i ngritur apo është çështje individësh?
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave.
Blendi Fevziu: Ju vetë e ndjeni veten të njollosur nga ky korrupsion?
Edi Rama: Unë të njollosur?
Blendi Fevziu: Penalisht ju nuk keni akuzë, por ju keni në arrati zëvendësin tuaj, ministra ke në burg.
Edi Rama: Kjo është një arsye për të thënë bravo, Partisë Socialiste.
Përmes goditjes së korrupsionit shteti i juanë kursyer 1 miliardë euro nga tenderat.
Edi Rama: Nëse do të ishte e vërtetë që në Shqipëri ka një vjedhje masive me tenderat…
Blendi Fevziu: Këtë po thotë SPAK-u.
Edi Rama: SPAK-u s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, 960 milionë euro nga tenderat. Nëse do të ishte kështu nuk do kishim ne një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne.
Kreu i Qeverisë ka folur edhe për komunikimin me kryebashkiakun Erion Veliaj pas paraqitjes së tij në SPAK
Edi Rama: Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonat një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj..
Blendi Fevziu: Nuk mbroni askënd? Se ju thatë që mbroni vetëm Zaon se të tjerët asnjë.
Edi Rama: O zotëri unë këtë e kam thënë 1 mijë herë.
Shprehet i kënaqur nga rihapja e hetimeve për dosjen “Xibraka”
Edi Rama: Jo, jo ka një detaj të vogël se duhet të konfirmohet kallëzimi. Ndërkohë ky zotënia, çingia është i kallëzuar për kallëzim të rremë.
Blendi Fevziu: Zotni është kryetar i Grupit Parlamentar.
Edi Rama:Është i kallëzuar për kallëzim të rremë. Janë dy aty në SPAK, është kjo është dhe kallëzimi për të për kallëzim të rremë. Unë jam i lumtur që gjeja tani është futur në rrugën e drejtësisë, e SPAK. SPAK-u ta na thotë o unë kam një trafikant kokaine në familje, ose kjo goja e madhe e B-së së vogël i duhet vënë proteza nga drejtësia.
Sipas kreut të qeverisë e gjitha kjo që po ndodh sot është rezultat i luftës që kjo mazhorancë ka bërë kundër korrupsionit dhe për një drejtësi të pavarur nga politika.
Klan News