Lajme Arkiva 2003
Biznesi akuzon administratën tatimore se nuk përfill ankesat për tatimet abuzive. Përfaqësues të dhomës së tregtisë pretendojnë se vendime të komisionit të apelimit të tatimeve nuk janë zbatuar kur ato kanë qenë në favor të biznesit.
“Unë jam anëtari i komisionit të tatimeve. Kemi marrë disa vendime në lidhje me rimbursimin ose marrjen parasysh të rezultatit të bilancit për parapagimet. Ju është paguar tatimpaguesve të mëdhenj dhe jam garantë sot se asnjë prej këtyre vendimeve nuk është zbatuar”.
Gjatë diskutimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë biznesi ka kërkuar që komisioni i apelimit të tatimeve të jetë i paanshëm në shqyrtimin e ankesave për taksat abuzive./tvklan.al