Aktorja e famshme, Hilary Duff është një nënë e lumtur pasi ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt. Ylli i “Lizzie McGuire” e ka bërë të ditur lajmin ditën e djeshme, ku shpërndau disa foto mjaft të ëmbla në Instagram. Ajo ka zbuluar dhe emrin e foshnjës së porsalindur: Townes Meadow Bair.
36-vjeçarja shihet e ulur brenda një vaske, duke i dhënë një puthje vajzës së saj. Ajo ka shpërndarë edhe një foto të të porsalindurës, e cili ka faqe të adhurueshme.
“Townes Meadow Bair, tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë… Ajo po i përsoste ato faqe! Kam muaj që ëndërroj të të mbaj në krahë dhe 5 ditët e fundit të njohjes me ty, të të vështruarit dhe nuhatjes tënde kanë qenë momente të pastra magjie”, shkruan aktorja.
Ylli mirëpriti fëmijën e saj të parë, djalin Luca Cruz, 12 vjeç në vitin 2012 me bashkëshortin e saj të atëhershëm Mike Comrie. Pas ndarjes së tyre, Duff nisi të takohej me Matthew Koma. Dyshja u martuan në vitin 2019 dhe mirëpritën vajzat Banks Violet, dhe Mae James, respektivisht në vitin 2018 dhe 2021. Në Dhjetor 2023, Duff njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të katërt, të cilin e pagëzoi me emrin Townes Meadow Bair./tvklan.al