Gjykata e Tiranës nxori nga qelia në “arrest shtëpie”, protestuesin Sokol Bushkolaj, i cili në 28 Maj hodhi molotov drejt përfaqësuesve të medias gjatë protestës së opozitës përballë Bashkisë së Tiranës.
Prokuroria kishte kërkuar në seancë lënien e tij në qeli pa afat për akuzat e “shkatërrim të pronës me zjarr”, “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse”, ndryshe nga akuza që u referua nga Policia, ajo e vrasjes me dashje, mbetur në tentativë.
Bushkolaj ishte hetuar edhe më herët për veprimet e dhunshme në protesta, teksa këtë të shtunë në Gjykatë ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës në mbështetje të tij.
Tv Klan