Edhe Holanda e ka përkrahur iniciativën e disa shteteve evropiane për procedurën e azilit në vendet të treta sipas modelit italo-shqiptar.

Sekretari holandez i Shtetit për Çështjet e Azilit, Eric van der Burg, ka deklaruar se këto shtete janë në kërkim të zgjidhjeve alternative për të forcuar kontrollin mbi migracionin ilegal.

Sekretari holandez i Shtetit: Kjo është arsyeja që unë jam në favor që vendet tona brenda BE-së të shikojnë zgjidhje të tjera alternative siç është marrëveshja që Italia ka bërë me Shqipërinë. Këto zgjidhje jashtë kufijve të BE-së janë thelbësore në këtë moment dhe do të zbatohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane.

Nisma holandeze e mbështetur nga disa shtete anëtare të BE-së është e ngjashme me marrëveshjen që Italia nënshkroi me Shqipërinë në muajin nëntor. Megjithatë, në planet fillestare nuk përmendet ndonjë vend i mundshëm me të cilin mund të lidhen këto marrëveshje për kampet e rrefugjatëve.

Pas krizës së migracionit të vitit 2015, BE-ja bëri një marrëveshje për herë të parë me Turqinë për të ndaluar refugjatët nga Lindja e Mesme në atë kohë. Kjo marrëveshje parashikonte që personat që kalonin nga Turqia në Greqi në mënyrë të parregullt do të ktheheshin mbrapsht nëse nuk do të aplikonin për azil atje.

Që atëherë, marrëveshje të tilla janë arritur nga BE-ja me Tunizinë, Egjiptin dhe Libanin. Me planet e fundit të Bashkimit Evropian për të forcuar politikën e përbashkët të migracionit me një ‘dimension të jashtëm’. Kjo nënkupton partneritete me vendet jashtë BE-së për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve, për të trajtuar kontrabandën e njerëzve dhe për të përshpejtuar deportimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Klan News