Ky sezon nisi mbarë për disa futbollistë të Kombëtares. Jahmir Hyka është njëri prej tyre. mesfushori ka shënuar 6 gola deri më tani me Luzern.

Jahmir Hyka (Futbollist i Kombëtares dhe Luzern)

Kemi bërë një sezon të mirë me Luzern, pasi e mbyllëm në vend të katërt. Unë kam shënuar shpesh dhe uroj që të vijoj kështu.

Interesimi për të është i madh, por ende nuk ka një vendosur për të ardhmen.

Ka patur interes më së shumti nga Turqia, por të shohim. Unë kam edhe 6 muaj kontratë me Luzern

.

Një përvojë e suksesshme edhe e Bekim Balajt. Sulmuesi shqiptar është kthyer në të preferuarin e tifozëve të Terek Grozny me golat e tij.

Bekim Balaj (Futbollist i Kombëtares dhe Terek Grozny)

Jam e kënaqur për këtë fillim sezonin dhe shpresoj që të vijoj kështu. Më vjen mirë, faza ofensive merr vlerësime, por jam i kënaqur me golat e shënuar

.

Si Bekim Balaj dhe Jahmir Hyka urojnë që gjithçka të ecë mbarë edhe me Kombëtaren në kualifikueset e botërorit.

Jahmir Hyka (Futbollist i Kombëtares dhe Luzern)

Çdo gjë është e hapur deri në fund dhe duhet të luajmë të gjithë shanset tona

.

Bekim Balaj (Futbollist i Kombëtares dhe Terek Grozny)

Nuk dua të vendos objektiva, por të shpresojmë për vendin e tretë

.

Shqipëria renditet e katërta në grup, me 4 pikë më pak se Spanja e Italia dhe 3 larg Izraelit.