Hyn në fuqi ligji që të gjitha pajisjet teknologjike të kenë një karikues të përbashkët. Kështu, të gjitha pajisjet teknologjike portative duhet të kenë karikuesin Type-C.

Këtu përfshihet edhe iPhone dhe iPad, që përdorin modelin e tyre të karikuesit që do ta kenë të detyrueshme përdorimin e këtij karikuesi universal.

Kurse prodhuesve të laptopëve u është lënë afat deri në vitin 2026 për të bërë këto ndryshime.

Qëllimi i këtij ligji është për të shmangur përdorimin e shumë karikuesve për pajisje të ndryshme.

BE ka thënë se rregulli i karikuesit të vetëm do të thjeshtojë jetën e evropianëve dhe do të ulë kostot për konsumatorët të cilët detyrohen të blejnë karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.

Reforma kaloi me një shumicë dërrmuese në Parlamentin Evropian në Tetor 2022, e para e këtij lloji kudo në botë.

Klan News