Një 39-vjeçar i akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Elbasan, me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Ndërkohë mësohet se Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.
📌Cërrik/I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 39-vjeçari.
📌Elbasan/Përndoqi për 1 muaj, në rrugë dhe në rrjete sociale, një 23-vjeçare, vihet në pranga 40-vjeçari.
•Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. I., 39 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 39-vjeçarit.
•Komisariati i Policisë Elbasan pas kallëzimit nga një 23-vjeçare se një 40-vjeçar e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, kanë organizuar punën dhe kanë ndaluar shtetasin:
-S. P., 40 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al