Teksa Kryeministri Rama i cilëson imagjinare premtimet elektorale të Sali Berishës lidhur me rritjen e pensioneve, ky i fundit i kujton se zbatimi i skemës do të nisë nga pensionet e ulta në 100 ditët e para të qeverisë së Partisë Demokratike.

“Do të marrin 200 Euro. Qeveria e ardhshme do i bëjë me të njëjtin model siç ka bërë dyfishimin e pensioneve.”

Sa për paratë, ato thotë se gjenden në buxhetin e shtetit, të cilin sipas Berishës, Kryeministri Rama e ka kthyer në xhepin e qefeve të tij.

“Në qoftë se ndërtonim rrugë në 1 milionë Euro kilomentrin në fushë, këta ndërtojnë rrugë me 20 milionë Euro kilometrin në fushë sepse vjedhin. Nuk ke parë ti ndonjëherë Sali Berishën me aeroplan-taksi siç mban ky 140 udhëtime 20 milionë Euro.”

Pas pjesëmarrjes në Kongresin Elektoral të CDU-së, tha se sheh jo vetëm modelin “Tramp”, por edhe atë “Mertz” si frymëzim për programin e tij elektoral, që thotë se do i japë fitoren në 11 Maj.

“Presin me padurim fitoren e Partisë Demokratike.”

Qefmbetur ishte sërish me median, që sipas tij censuroi vizitën e tij në Kongresin Elektoral të CDU-së në Berlin.

“Urdhër kanë pasur që ajo të mos përbëjë asnjë lajm.”

Urdhëruesin që thotë se qëndron pas këtij akti, e sfidoi sërish në debat.

“Merri dhe suflerët me vete, por hajde të përballemi sepse e kërkon rregulli. Nuk vjen, nuk ia mban.”

Sërish Berisha e kushtëzoi votën për ndryshimet në kodin elektoral me pranimin e amendamentit të opozitës për të lejuar emigrantët shqiptarë që të votojnë me dokumentat biometrikë të vendeve ku ata jetojnë, por thotë se sfida më e afërt është protesta e 8 Shkurtit.

“Do të jetë një protestë e fitores.”

Punët e partisë thotë se i ka ndarë nga ato personale, ndaj dhe lobimin për heqjen e “non gratës” do e nisë pas plotësimit të administratës së re në SHBA.

Tv Klan