Grupi “Troy Band” konkurrojnë në “X Factor Albania” me Alda Çuka, si soliste e grupit. Alda dhe bashkëpunëtorët e saj, Anton, Klejla dhe Sidrit, janë njohur para tre vitesh, kur të gjithë ishin nxënës në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Ky ishte momenti kur filluan të miqësohen, të zbulojnë pasionin e përbashkët për muzikën dhe të nisin një rrugëtim të ri, për të ndjekur ëndrrën e tyre muzikore.

Pas disa vitesh bashkëpunimi, ata arritën të konsolidojnë grupin dhe të marrin pjesë në koncerte live në disa nga lokalet më të njohur të Tiranës. “Troy Band” ka vendosur që të investojë të gjitha fitimet për t’u përmirësuar si grup, duke blerë instrumente muzikore, përfshirë një kitarë elektronike të kuqe, e cila ka një vlerë të veçantë për ta.

Për Aldën, muzika është një pasion i cili ka mbështetje nga familja e saj. Babai i saj punon në SPAK, ndërsa nëna është gazetare. Mbështetja e fortë familjare ka ndihmuar Aldën dhe grupin të ecin përpara./tvklan.al