Një vajzë i ka vjedhur një djali portofolin me para. Sipas lajmit që Albi sjell për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, dy të rinjtë kishin dalë të darkonin dhe në momentin kur djali është larguar për në tualet, vajza ka përfituar për t’i vjedhur paratë. Kamarieri ka njoftuar djalin për ngjarjen duke i dërguar edhe regjistrimet e kamerave.
Albi: Një vajzë e cila kishte diku te 6 muaj që kishte njohur një djalë shqiptar emigrant, kishin dalë për një darkë. Vajza, isthe dita e fundit e djalit i cili do të rrinte në Vlorë, ishin duke ngrënë një darkë, djali lë çantën e cila mbahet gjatë gjithë kohës në sup dhe kishte shkuar në tualet. Mirëpo vajza donte që t’i merrte disa lekë, i duheshin dhe ngaqë kishte shumë lëvizje, i merr të gjithë portofolin.
Aldo: U zemra e vogël!
Albi: Djali nuk e dinte por ka qenë kamarieri i cili e njihte djalin dhe i ka shpjeguar që këtu-këtu i ka dërguar videon, kamerat dhe kështu ndodhi. Djali nuk ka bërë asnjë lloj reagimi, thjesht ka marrë policinë që të merret ajo me detajet e tjera./tvklan.al