Lajme Arkiva 2003

I dyshuari kryesor për vrasjen e Fatmir Ramës ose i njohur si Miri i Xhikes u transferua nga drejtoria e policisë së Tiranës drejt qelive të Beratit. Lavdërim Tufa u kap gjatë një aksioni në një nga lagjet e kryeqytetit pasi ai prej kohësh dyshohej si një nga ekzekutorët e Mirit të Xhikes.

Megjithatë akuza zyrtare ndaj tij është vjedhje me armë e kryer disa vite më parë në qytetin e Beratit. Kjo është arsyeja që tufa u transferua në këtë qytet ku do të vendoset edhe masa e sigurisë.

Prokurorët e Tiranës i kanë marrë tashmë deklarimet e para nga ky person për sa i përket ngjarjes së ndodhur para një viti, por akuza do të vërtetohet vetëm pasi ekspertiza e ADN-së të provojë se gjurmët e vjedhjes në Berat janë të njëjta me ato të gjetura te kartodromi në Tiranë vendi ku u ekzekutua Rama.

Vrasja ka pasur edhe bashkëpunëtor të tjerë ndërsa për motivet e saj organi i akuzës ka ekzistuar të japë një version zyrtar ndonëse dy pistat kryesore janë ato të një vrasjeje me pagesë ose për çështje pronësie.

Arrestimi i Lavdërim Tufës u krye gjatë kohës kur familjarët e Fatmir Ramës kanë hapur disa procese gjyqësore për ndarjen e pronave. Asnjë nga këto të fundit nuk figuron në emër të të ndjerit. Ndërsa nëna  Endi Ramës, djalit të Mirit të Xhikes, pretendon se i biri duhet të jetë trashëgimtari i vetëm i tyre./tvklan.al