Mori ryshfet dhe i kërkoi favore seksuale një gruaje
Roland Hysi, gjyqtari që u denoncua nga emisioni “Stop” duke i kërkuar para dhe favore seksuale një gruaje të divorcuar, që kërkonte kujdestarinë e vajzës, ka përfunduar i pandehur në gjykatë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen. Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza e korrupsionit dhe kërkimi i favoreve seksuale. E bashkëpandehur në këtë proces do jetë dhe psikologja e gjykatës së Fierit Elona Meçani për akuzën e ushtrimit të ndikimit, e cila kishte rolin e sekseres në këtë çështje. Kjo e fundit mori 500 euro të tjera denocueses me qëllim për të ndikuar në gjykatën e apelit për të mos u zvarritur gjyqi.
Prova më e rëndësishme e Prokurorisë për këtë hetim ishte video e transmetuar në emisonin “Stop” në Tv Klan, ku Roland Hysi, shihet duke i marrë 500 euro denoncueses. Në këmbim ai do t’i jepte kujdestarinë e vajzës së mitur. Por ai nuk u mjaftua vetëm me paratë pasi i denoncuese i kërkoi edhe favore seksuale.
Tv Klan